Brexit/ Britania duhet të paraqesë propozime të reja

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Britania e Madhe duhet të paraqesë propozime të reja brenda 48 orëve të ardhshme, për të zgjidhur ngërçin e krijuar në  procesin e Brexit.

Zyrtarët e BE-së thanë se do të punonin pa ndërprerje gjatë fundjavës, nëse brenda së premtes do të ketë ide të “pranueshme”, për zgjidhur çështjen mbi kufirin irlandez.

Britania e Madhe ka thënë se propozimet “e arsyeshme” për të kënaqur shqetësimet e deputetëve rreth rregullave të BE-së tashmë ishin bërë.

Kancelari Philip Hammond ka paralajmëruar mbështetësit e Brexit që të votojnë për marrëveshjen e kryeministres May ose të përballen me shtyrjen e procesit.

Kryeministrja May po kërkon disa ndryshime ligjore në marrëveshje, që përfshijnë një politikë sigurimi për të parandaluar kontrollet fizike në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, por ka pasur pak shenja të dukshme të progresit në këtë çështje.

Deputetët duhet të votojnë për herë të dytë marrëveshjen e Brexit javën e ardhshme. Nëse ata e refuzojnë marrëveshjen sërish, ata do të zgjedhin të zgjedhin mes largimit pa një marrëveshje ose shtyrjen e daljes së Britanisë nga BE-ja përtej datës së planifikuar të 29 marsit.

 

Zjarr Tv Ad