Avokati: Shqipëria, Turqia dhe Malta të vetmet vende evropiane në listën gri për pastrimin e parave

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria rezulton në listën gri për sa i përket raportit të pastrimit të parave. Raporti i fundit i Moneyval, i strukturave të BE, sërish ka konstatuar se kontrolli për investimin e parave të pista është shumë i ulët.

Juristi Eugen Beçi, i ftuar në studion e “Abc Live” u shpreh se në Evropë janë vetëm tre vende në listën gri për sa i përket pastrimit të parave. Mes këtyre 3 vendeve bën pjesë edhe Shqipëria. Beçi: Në Evropë është Malta, Shqipëria dhe Turqia në listën gri. Në këtë listë gri jemi futur edhe për arsye se si monitoron Moneyval kuadrin ligjor.

Janë konstatuar mangësi në kuadrin ligjor për sa i përket pastrimit të parave. Ka gjetur mangësi thelbësore të cilat e kanë mbajtur Shqipërinë në listën gri. Është duke u parë me kujdes çdo kuadër legjislativ që ka të bëjë me pastrimin e produkteve. Shqipëria ka marrë angazhim dhe nuk po ecën si duhet në regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

Kemi dhe disa momente ku kemi të bëjmë me personat e listës gri. Janë personat që merren me pastrimin e parave. Në Shqipëri lejohen hapësira për të pastruar para. Këto lekë rrjedhin nga trafiqet e paligjshme. Por ku pastrohen lekët e pista? Sektori i ndërtimit është një nga sektorët më të përfolur, sipas avokatit, kjo ndodh për shkak të mos regjistrimit të pasurive të paluajtshme ashtu si duhet.

Beçi: Zakonisht regjistrohen në emra të tjerë, janë thjesht fiktivë. Këto organizma jofinanciarë siç janë noterët ose kompanitë që merren me shit blerjen e pasurive të paluajtshme duhet të kenë sa më shumë transparencë që të gjendet investitori i vërtetë i pasurive të paluajtshme.

Ai u ndal edhe te prodhimi i kriptomonedhave. Avokati e shikon si shqetësim numrin në rritje të laboratorëve që krijojnë monedha virtuale në Shqipëri. Sipas tij shpesh këto para përdoren edhe për të financuar terrorizmin.

 

Beçi: Asetet virtuale, kriptomonedhat janë bërë një shqetësim i madh. Shpesh po ndodh që shtëpitë e barit po konkurrohen me fermat e kriptomonedhave, jo vetëm për shkak të energjisë por për shkak të prodhimit të tyre. Asetet virtuale krijojnë mundësi për ta transferuar më lehtë paranë dhe e bëjnë më të vështirë gjurmueshmërinë e tyre.

Pastrimi i parave do të dëmtojë jo vetë ekonominë formale por edh jetesën e çdo individi. Kriptomonedhat po funksionojnë edhe për të financuar terrorizmin. Është një fenomen i ri dhe organet ligj-zbatuese duhet të kuptojnë tani se çfarë është monedha virtuale.

Duhet arrë përvoja e vendeve të cilat kanë përvojë në këtë drejtim dhe kanë një legjislacion të plotë në këtë drejtim. Të gjendet mënyra e kontrollimit ng shteti, mënyra e liçensimit sepse është më e lehtë për tu kontrolluar. Është më mirë të jetë e liçensuar se sa të gjejmë në ndonjë cep hidrocentrali laborator kriptomonedhash.

Zjarr Tv Ad