Azgan Haklaj: Ku do të gjejnë strehë këtë herë renegatët?!

0
1
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA AZGAN HAKLAJ

Do të rrinë në kolibën e Metajt, kasollet e Nard Nokës e Vangjel Dules apo do të shtegtojnë në bujtinën e Kujtim Gjuzit!

Pazaret,lodrat malinjë, konspiracionet mafioze si ato të ngjalave të Gjirit të Lalzit “derrave” morën fund me dt 2 shtator 2023, ku kuvendi i demokratëve qëndrestarë shqiptarë sanksionoi përgjithmonë rregullat konservatore të funksionimit modern.
E jo vetëm kaq por 5 shtylla themelore do të jenë kolonat jo vetëm të rimëkëmbies e qëndresës por dhe traseja e sigurt drejt marrjes në dorë të fatit të stërkequr të vendit dhe kombit.

Lulzim Basha foli qartë e hapur.

1-PD-ja do të ndahet përfundimisht nga trashëgimia fatkeqe komuniste, njerëzit e inkriminuar e të përlyer në afera korrupsioni.

2-PD-ja do të jetë partnerja besnike e euroatlantizmit dhe kushdo i dizajnuar nga SHBA dhe aleatet tanë nuk do të ketë vend në strukturat e saj.
Të gjithë të dizajnuarit nga aleatët tanë të presin edhe ata të rilindjes sepse bomba ka rënë edhe aty e të krijojnë një formacion të përbashkët të nongratave.

3-PD-ja do të funsionojë mbi principe të paracaktuara statutore duke i dhënë bazes së saj demokrate fuqinë e vendimeve duke u ndarë përgjithmonë nga kryetarokracia, bajraktarizmi, nepotizmi e mercenarizmi.

4-PD-ja do jetë një parti e hapur për vlerat konservatore, shtresat nacionaliste, të përndjekurit politikë, pronarët, rininë dhe intelektualët eminentë larg sektarizmave me synim themelor shërbimin e ndershëm shtetëror duke udhëtuar të sigurtë drejt BE-së.

5-PD-ja në opozitë sot dhe nesër në pushtet do të ketë primare çështjen kombëtare shqiptare duke krijuar partneritet të sinqertë ndërnacional, pa treguar paternalizëm, mbeshtetur jo vetëm mbi vlerat tona kombëtare por dhe mbi principet oksidentale euroatlantike.

Këto shtylla të doktrinës Basha do jenë fizionomia e vërtetë e PD-së.
Ata që intriguan, u shitën e u paguan, komplotuan kundër interesave të demokratëve e shumicës së shqiptarëve edhe sot në ditën e parë të Kuvendit të Shqipërisë dolën zbuluar.

Ata janë tashmë thjeshtë renegatë kalemxhinj të pashpresë.
Demokratët do ti mësojnë shpejt të vertetat e hidhura që u hartuan e u ekzekutuan në kurrizin e tyre.
Po e mbyll opinionin tim me një fjali të perifrazuar të kryetarit të PD-Lulzim Basha se:

“Për të marrë vendime të mëdha nuk ka nevojë për rromuja e numra fiktive por për parime e idealizëm”.
Pra sot PD-ja e vërtetë është jo vetëm e ligjshme juridikisht por dhe gardiane e parimeve të demokracisë e konservatorizmit, gjithashtu një misionare e vlerave të shpalluara nga studentët liberatorë 33 vite më parë.
Askush nuk do ti rrëmbejë, ti tjetërsojë dhe as ti shesë me ato parime.
PDSH-ja vendosi me dt 2 shtator.
Lulzim Basha u rrëfye sinqerisht e shqiptarisht, si demokrat e burrë shteti që garanton lidership konservator dhe të sigurtë në dekadën që po ecim.

Rreth 40 diskutantë e mijëra delegatë mbështetën fuqishëm doktrinën e z Lulzim Basha.

Ai ua thau pështymën që pështynë.

Ua paralizoj levat, dashët, matrapikët, gurët atyre që dhunuan jo vetëm kauzën tonë por edhe shtëpinë e lirisë së demokratëve.

Ato janë e shkuara.

Këta kuislingë, këta renegatë le të jargoviten e qurraviten në kaliben e Ilir Metajt apo në kasollet e Vengjel Dules e Nard Nokës.

Në fakt e kanë dhe një mundësi të strehohen tek bujtina e Kujtim Gjuzit.

Ne me opozitarët dhe shqiptarët që duan demokracinë do të vrapojmë për të fituar kohën e humbur në betejën me ta.

Zjarr Tv Ad