Babai i Klodian Rashës dhe Erion Veliaj mbjellin një pemë ulliri…

0
692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka mbjellë një pemë ulliri në Parkun “Europa”, ku ishte i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Babai i Klodianit, i cili humbi jetën nga një punonjës i Policisë së Shtetit, falenderoi Veliajn, që sipas tij, ia kanë përgjysmuar dhimbjen familjes së tij.

“Të falenderoj që ma ke përgjysmuar dhimbjen, kjo pemë do të shërbejë për brezat e ardhshëm”, është shprehur Qazim Rasha.

“Unë jam vetë baba, dhe ajo është një plagë që nuk mbyllet kurrë, por axha Qazim bëri një gjest mirënjohës, kur kërkoi që ne të mos e prekim qytetin tonë. Pa ndihmën tënde  ne nuk do të kishim mundur që të ruanim integritetin e qytetit. Sa të jem gjallë dhe sa të kem fuqi, do të insistoj që drejtësia të shkojë deri në fund, për tu siguruar që kjo nuk do të ndodhë më kurrë”, kështu është shprehur  Erion Veliaj.

Zjarr Tv Ad