Babai i saj ndërroi mendje në minutën e fundit, vritet vajza e aleatit të Putin pranë Moskës! Makina e saj shpërtheu në flakë

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajza e aleatit të ngushtë të Vladimir Putin raportohet se është vrarë pranë Moskës.

Sipas mediave shtetërore Darya Dugina vdiq pasi makina e saj shpërtheu në flakë ndërsa ajo po udhëtonte për në shtëpi.

Mendohet se objektivi i synuar i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i njohur si “truri i Putinit”.

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.

Sipas medias ruse 112, ata mendohet se do të ktheheshin bashkë të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë përpara se Dugin të merrte vendimin për të udhëtuar veçmas nga vajza e tij në minutën e fundit.

Zjarr Tv Ad