Babai rrëfen fjalët e fundit të Anxhelinës: Po iki, më përqafo! Tani më varni

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur më 2 janar në Korfuz të Greqisë, kur shqiptari Aleko Petro, vrau me shufër hekuri vajzën e tij 29-vjeçare Anxhelina.

Gjatë marrjes në pyetje në polici ai ka pohuar krimin duke kërkuar që ta varin në mënyrë që të bëhet shembull, “Vetëm kështu shpirti i vajzës time do gjejë paqe”.

Ai tregon se vajza i kishte shkuar në banesë për ta uruar për Vitin e Ri por edhe pasi kishte pasur ditëlindjen.

“Po kalonim shumë mirë, hëngrëm bakllava dhe po pinim lëng ndërkohë që po flisnim për familjarët. Gjithçka ishte një bisedë normale. Në një moment ajo nisi të godiste telefonin. E pyeta se çfarë kishte. Nisi të dërgonte mesazhe dhe nuk po fliste normalisht. I thashë a nuk mund të flasim 1-2 orë dhe më pas nisi të godiste telefonin dhe aty nuk u përmbajta i thashë nëse do mund të ikësh, nuk është problem”, ka treguar Petro, i cili njihet ndryshe edhe si Bardhyl Guri.

53-vjeçari ka treguar se në atë moment e bija është ngritur në këmbë, duke i thënë se mund të bënte çfarë të donte dhe nuk kishte pse jepte llogari.

Xhindosja e 52-vjeçarit çoi në goditjen për vdekje të Anxhelinës me një shufër hekuri. Ndërkohë, avokati i shqiptarit ka kërkuar që ndaj klientit të tij të kryhet ekspertizë nëse është i ndërgjegjshëm mendërisht.

MOTIVI

Aleko Petro ka rrëzuar faktin se ka pasur dijeni për lidhjen e vajzës së tij me një afgan, duke thënë se nuk e njeh djalin. “Vajza erdhi për të më uruar Vitin e Ri dhe ditëlindjen. Po kalonim shumë mirë, hëngrëm bakllava dhe po pinim lëng ndërkohë që po flisnim për familjarët. Gjithçka ishte një bisedë normale. Por, në një moment ajo nisi të godiste telefonin. E pyeta se çfarë kishte. Nisi të dërgonte mesazhe dhe nuk po fliste normalisht. I thashë a nuk mund të flasim 1-2 orë dhe më pas nisi të godiste sërish telefonin dhe aty nuk u përmbajta i thashë nëse do mund të ikësh, nuk është problem. Pas kësaj, Anxhelina nisi të bërtiste dhe pasi u ngrit nga karrigia, më tha se mund të bëjë çfarë të dojë dhe se telefoni ishte i saji dhe nuk kishte pse t’i jepte llogari askujt për jetën e saj. Nuk të thashë asgjë, ia ktheva, pse po e bën këtë? Por ajo nuk ndalonte, vazhdoi të bërtiste dhe të godiste karrigen”, ka rrëfyer 52-vjeçari.

FJALËT E FUNDIT

Aleko Petro ka nënvizuar se në një moment ka humbur arsyen dhe se nuk arrin t’i kuptojë as vetë veprimet e tij.

“Po më vinte turp nga gjithë ajo skenë. Nuk shihja më asgjë. E godita me një hekur dhe më pas për t’u larguar u hodh nga dritarja. Fillimisht ngeci aty, por pastaj ra nga 2 metra lartësi. Edhe unë u hodha nga dritarja për ta ndjekur. Nuk e kuptoj se si ndodhi. Edhe tani përpiqem të kuptoj pse e bëra dhe çfarë ndodhi. E gjeta pas kopshtit të shtrirë përtokë. Kur e pashë, më tha baba po iki, të dua shumë. Dua të më përqafosh pak se kam ftohtë. Më pas e shtrëngova fort, duke i thënë që jam një baba i çmendur”, tregon Bardhyl Guri.

Pasi pa që vajza e tij kishte ndërruar jetë, 52- vjeçari ka pastruar njollat e gjakut nga shtëpia si dhe ka djegur disa nga sendet e vajzës, kurse telefonin e hodhi në kopshtin e fqinjës. I pyetur se përse e groposi trupin, ai thotë se nuk donte që ta hanin qentë dhe minjtë.

“Isha i tronditur. Nuk dija çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte e gabuar. As nuk mund të flisja. Fillimisht mendova që të arratisem”, ka deklaruar 52-vjeçari.

I DASHURI

Babai vrasës ka folur dhe për të dashurin e vajzës së tij, duke thënë se nuk kishte dijeni aspak për këtë gjë. “Nuk dija absolutisht asgjë për të. Mora vesh vetëm ditët e fundit për lidhjen e saj. Nuk dija ku po qëndronte dhe çfarë po bënte”, thotë ai. Madje, shton se nuk dinte asgjë as për pagëzimin e saj si kristiane.

“Nuk dija asgjë, vetëm i thosha që të gjente një shtëpi këtu afër sepse shqetësohesha për të. Por nuk më tregonte asgjë për jetën e saj”, thotë ai. 52-vjeçari e përshkruan 29- vjeçaren vajzë “të mirë dhe të zgjuar”. “Bashkë kemi punuar te shtëpia për të shtruar pllakat. Më ndihmonte për çdo gjë. Ishte një vajzë e fortë”.

Aleko Petro del kundër kërkesës së nënës për ta dërguar trupin në Shqipëri. Ai thotë se vajza është rritur në Greqi dhe me nënën kishte vite që nuk fliste dhe se ishte totalisht indiferente për të. “Unë jam i vetmi i afërm i saj në Greqi. Me nënën e saj jam divorcuar që në vitin 1990. Ajo jeton në Berat dhe nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me vajzën e saj prej më shumë se 10 vitesh. Miqtë, shokët, vajza ime i kishte në Korfuz. Këtu ka jetuar dhe punuar”, përfundon autori i vrasjes.

Zjarr Tv Ad