Disa të shoqëruar por asnjë i dyshuar për hedhjen në erë të shtyllës së tensionit të lartë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Krujës shoqëroi disa persona për vendosjen e tritolit në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë.

Pavarësisht shoqërimeve, uniformat blu nuk kanë gjetur ende një të dyshuar konkret për ngjarjen pasi ajo ndodhur në një zonë malore që nuk ka dëshmitarë okular.

Ngjarja u raportua paraditen e 7 janarit. Eksplozivi ishte vendosur në këmbën e një shtylle 400 kv të linjës së tensionit të lartë.

Shtylla e dëmtuar me nr 58 ndodhej në Fushë Krujë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se nga shpërthimi ishtë dëmtuar një nga këmbët e shtyllës dhe fatmirësisht jo e tëra, ç’ka do sillte pasoja të mëdha në furnizimin me energji.

Skuadra e OST arriti të riparonte shtyllën gjatë pasdites së djeshme.

 

Zjarr Tv Ad