Deputeti i PD, Luan Baçi, denoncon në rrjete sociale qeverinë e cila sipas tij shpenzon për fasadë e luks në zyra ndërkohë që banorët e shumë zonave të vendit paguajnë taksa dhe fatura që rëndohen nga dita në ditë.
Baçi shprehet se qeveria vjedh në tenderat e rrugëve në infrastrukturë dhe në bujqësi janë përmbytjet që në orët e para të shiut. Baçi thekson se askush nuk i paguan dëmet e jashtëzakonshme tek fermerët dhe në përgjithësi në sektorin e bujqësisë.
“Investimet e Rilindjes, vetëm fasadë dhe luks në zyra ndërkohë që banorët e Fierit Lushnjës, Divjakës Mallakastres, Patosit, Rroskovecit dhe gjithë Shqiperise, paguajnë taksa dhe fatura që rëndohen nga dita në ditë.
Rezultatet e vjedhjeve të mëdha në tenderat e rrugëve në infrastrukturë dhe në bujqësi janë përmbytjet që në orët e para të shiut.
Kush i paguan dëmet e jashtëzakonshme tek fermerët dhe në tërësi në sektorin e bujqësisë, bizneseve të qytetit në katet e poshtme e shumë probleme të tjera?
Pavaresisht se reshjet e para te shirave, nuk kane sjelle deme te qenesishme, por vazhdimesia e tyre dhe pervoja e viteve te kaluara na kujtojne se demet ne buqesi dhe blegtori, por edhe ne banesa dhe biznese, kane qene shume te medha dhe deri ne rrezik jete per banoret!
Institucionet pergjegjese, prefektura dhe bashkia duhet te dalin ne terren, te inspektojne te gjitha vendet ku tashme dihet qe jane me rrezik permbytje dhe te marrin masa paraprake per te evituar ne maksimum rrezikun e permbytjeve dhe jo te presin pasi te ndodh fatekeqsia dhe te rendin njeri pas tjetrit duke bere me shume zhurme se pune!
Megjithese siç u shprehen disa fermer dhe qytetare ne bisedat qe bem sot, keta presin te shkaktohet demi, te kete probleme dhe te duhet nderhyrje qe te abuzojne me fondet dhe te vjedhin parat e akorduara per kete pune! Shqiperia eshte ne rrezik me keta pushtetar te pa pergjegjshem dhe hajdut te pa skrupullt!”-shkruan Baçi.