Balla në Prokurori për padinë ndaj kreut të PD, dorëzon të tjera prova

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ashtu si kishte paralajmëruar një ditë më parë ka qene sot në prokurorinë e Tiranë, ku tha se ka dorezuar prova te tjera ne lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha, lidhur me akuzat per ceshtjen e “Toyota Yaris”.

“ Sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal dhe duhet t’ju them që kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Basha do të jetë një person që sipas parashikimve të kodit penal do mbajë përgjegjësitë që i takojnë. “ tha Balla në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria.

Një ditë më parë kreu i PD Lulzim Basha, ndërsa doli nga prokuroria e Tiranës  përmendi emrat e dy deputetëve të tjerë në këtë dosje, Ulsi Manjës dhe Jurgis Cyrbes. Ndër të tjera Basha akuzoi Prokurorinë ndërsa u shpreh se në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Zjarr Tv Ad