Ballkani në BE, Mogherini: Procesi është i pakthyeshëm, le ta bëjmë të ndodhë

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogerini tha se vendet e rajonit kanë bërë progres të madh dhe këto hapa duhet të vazhdojnë. Mesazhi është i qartë tha Mogherini, ta sjellim Ballkanin në BE. Mogherini: Kjo strategji sot na jep një perspektivë të pa ekujvokë të 6 partnerëve ballkanik, secili me vështirësitë e vet, drejtimi ështe i qartë sepse strategjia i adresohet të gjithë vendeve. Rajoni ose do dalë i suksesshëm bashkë ose do të dështojë. Megjithatë gjithçka do jetë në bazë të meritës.  Vendet dhe qytetarët kanë nevojë për reformat, nuk ka BE nevojë për këto reforma. Qytetarët e vendeve ballkanike po kërkojnë për reforma. Në vitet e fundit komisioneri Hahn dhe unë kemi udhëtuar shpesh në këtë rajon, kemi parë reforma që janë në vazhdimësi dhe kanë një qasje uniteti. Këto sfida nuk duhet të merren si ndasi politike, duhet parë më tepër si një gjeneratë sfidash. Njerëzit dhe liderët e Ballkanit kanë bërë një zgjedhje, që ti  bashkohen BE. Nuk ka një afat. Ne do të respektojmë atë që kemi thënë. Procesi është i bazuar mbi meritat dhe reformat. Kjo është një perspektive reale, dhe për vendet që po negociojnë, por kjo i adresohet edhe vendeve që duan të hapin negociatat.  Nuk flitet për dy shtet, por për 6 partnerë. Kam para gjithmonë një vendosmëri nga liderët. Nuk ka qenë e lehtë, ka pasur procese herë të shpejtë dhe herë të ngadaltë. Por të gjitha vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm dhe çështja është që ta mbajmë këtë rrugëtim. Kemi përpara një axhendë intesive. Ky proces bëhet i pakthyeshëm, le ta bëjmë të ndodhë. Mesazhi është le ta bëjmë të ndodhë, le ta sjellim Ballkanin në BE jo në një periudhë të largët.

Zjarr Tv Ad