Ballsh/ Naftëtarë e fasonë në protestë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtarët e Ballshit kërkuan këtë të martë hapjen e uzinës dhe rikthimin e tyre në punë. Ata thanë se prej 6 muajsh e vetmja e ardhur për familjet e tyre ka qenë ajo e pagës së luftës. Naftëtarët u shprehën të gatshëm për tu ulur në bisedime dhe për të negociuar me drejtuesit e kompanisë në lidhje me kontratat e reja të punës si dhe pagat e prapambetura.

Por krahas naftëtarëve, në protestë dolën edhe 110 punonjëse të një fasonerie në Fier. Ato u mblodhën para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve ku kërkuan një përgjigje për pagën e luftës. Punonjëset thanë se ndodhen në vështirësi financiare dhe nuk mund ta përballojnë dot jetesën.

Zjarr Tv Ad