Balluku: 5 punët që do të shënojnë qeverinë Rama si shkruajtëse e një faqe të artë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belina Balluku në takimin zhvilluar me anëtarë të PS në Tiranë dhe krytarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, veçoi disa nga projektet që sipas saj do të lënë gjurmë historike në Shqipëri.

 

“Aeroporti i Vlorës”, “Tuneli i Llogarasë”, “Korridori Blu nga Muriqani në Kakavijë” dhe Diversifikimi i Energjisë që pasqyrohet në parqet Fotovoltaike dhe padyshim “Skavica”, janë pesë punët që do të kthehen në histori dhe do të shënojnë qeverinë Rama si shkruajtëse e një faqe të artë në Infrastrukturë dhe Energji.

 

Më tej ajo theksoi se Rruga e Arbrit është në punë e madhe, por sipas saj “Korridori Blu” është një vepër shumë më e vlerësuar dhe më e madhe. “Rrugën e Arbrit” nuk e vendosa edhe për shkak se është në përfundim dhe tani i hedhim sytë tek e ardhmja dhe “Korridori Blu” nis në Muriqan dhe përfundon në Gjirokastër, pra detyrimisht është ë e madhe se vepra e Rrugës së Arbërit.

 

Zjarr Tv Ad