Balluku: Ne punojmë ditë dhe natë, në shi e diell, ne dimë të qajmë hallet tuaja, jemi patronazhistët më të mire…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, foli mbrëmjen e djeshme në Sheshin “Skënderbej”, mbajtur në kuadër të fushatës elektorale, ku u shpreh se ne punojmë fort, sepse ne jemi nga ata që punojmë në shi dhe diell, ditë dhe natë.

Jemi këtu sot pas një muaji të gjatë fushate. Ne nuk e bëjmë punën se jemi fushatë por sepse dimë të punojmë ditë dhe natë, në shi dhe diell. Ne jemi ndryshe nga ata. Ne nuk dimë të tallemi me njerëzit. Ne bëjmë premtime dhe mbajmë premtime.

Ne jemi në krye të emergjencave dhe situatave. Dimë të qajmë hallet dhe t’i zgjidhim ato. 25 Prilli do jetë ditë e shënuar për shqiptarët e Shqipërinë. Mandati i PS është për të gjithë Shqiptarët kudo ku ndodhen. Është për të ndërtuar porte dhe aeroporte.

Për të ndërtuar shtëpitë e çdo qytetari që humbi shtëpinë nga tërmeti. Për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët tanë. Ne patronazhistët më të mirë të Ballkanit ne që dimë të patronizhojmë nga nënat dhe baballarët dhe mund të patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad