Balluku në SHBA për Skavicën dhe TEC-in e Vlorës: Vepra të mëdha me partner të fuqishëm dhe serioz

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke pasur në fokus investimet amerikane në vendin tonë. Balluku u takua me përfaqësues të kompanisë Exxon Mobil dhe Bechtel, dy kompani të njohura të cilat janë angazhuar në Shqipëri në dy projekte të rëndësishme, vendosja në funksion e TEC-it të Vlorës përmes gazit të lëngshëm, si dhe projekti për hidrocentralin e Skavicës.

Balluku theksoi se kompania Exxon Mobil mbetet e angazhuar sa i takon projektit për TEC-in e Vlorës, për të cilin shprehet se tashmë është kthyer në një projekt ambicioz rajonal.

Exxon Mobil u angazhua plotësisht gjatë takimit të zhvilluar në Houston, SHBA , për kontributin esencial në projektin LNG të Vlorës, tashmë të kthyer në një projekt ambicioz rajonal. Vepra të mëdha për vendin, me partner të fuqishëm dhe serioz”, njoftoi Balluku referuar takimit të zhvilluar me drejtues të kompanisë Exxon Mobil.

Ndërkohë, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të kompanisë Bechtel, Balluku bëri të ditur se u diskutua jo vetëm për Skavicën, por edhe projekte të tjera të rëndësishme të së ardhmes.

“Bechtel Energy Houston, SHBA – një ditë produktive mes dy skuadrave tona. Skavica, hidrocentrali i katërt, optimizuesi i kaskadës së Drinit, nuk ishte e vetmja temë e tryezës. Projekte të rëndësishme që kërkojnë ekspertizë dhe maturi janë pjesë e planeve tona të së ardhmes. Energjia dhe infrastruktura kritike, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, kërkon bashkëpunim dhe sinergji të vazhdueshme me partnerët tanë”, shprehet Balluku.

Vendosja në funksion e TEC-it të Vlorës si dhe ndërtimi i Skavicës janë dy projekte të rëndësishme në sektorin energjetik të cilat do të fuqizojnë kapacitetet prodhuese të Shqiprisë si dhe do të rrisin sigurinë energjetike në vend.

Zjarr Tv Ad