Bamir Topi: Rama nuk është Nano, është i ftohtë, e ka mendjen te fitorja, s’kam shpresë tek opozita e lodhur…

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për “Drejt”, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se Edi Rama nuk është Fatos Nano, i cili kishte një tolerancë politike.

Ai tha se Rama është një person që është i ftohtë dhe mendjen e ka vetëm tek fitorja, duke shtuar se opozita sot nuk ka zëra që artikulohen dhe të ardhme.

“Edi Rama nuk është Fatos Nano, i cili në gjithë konstruksionin e tij politik, pavarësisht gabimeve të tij, kishte një tolerancë kalorësiake kur bëheshin marrëveshje politike. Ky nuk e ka, është i ftohtë dhe e ka mendjen vetëm tek fitorja. Ndërsa aso kohe opozita ishte shumë vitale, sot nuk ka më zëra që të artikulohen.

Nuk kanë më një lider të lodhur, jo nga mosha, por i lodhur nga e gjithë retrospektiva institucionale dhe nuk është më për betejë.

Nëse do të shohësh të ardhmen e të vendit, mos shohim mazhorancën, por Opozitën. Çfarë të ardhme mund të shohim me këtë lloj opozite? Unë s’kam më shpresë tek kjo opozitë, sepse humbje e ke në tavolinë”, tha ai.

Topi u shpreh se shkatërrimin e demokracisë e kanë bërë Berisha dhe Rama në vitin 2008.

Ai tha se ata e kanë kthyer Shqipërinë në një republikë kryeministrore kancelarie dhe se Rama po e perfeksionon këtë sistem.

“Rama dhe Berisha kanë qenë të dy në 21 prill 2008. Baza e shkatërrimit të demokracisë është ajo që ka ndodhur në vitin 2008. Arkitektët janë dy. Ky vend është i destinuar që të rrijë nën vendimmarrjen e dy njerëzve që kanë shkatërruar demokracinë.

E kanë kthyer Shqipërinë në një republikë kryeministrore kancelarie. Fakti që kjo është ndërtuar në këtë mënyrë, po e realizon Rama, po fajin e ka ai tjetri, duke harruar se do të ndërroheshin portat. Rama sigurisht që e ka perfeksionuar këtë gjë”, tha ish-presidenti.

Zjarr Tv Ad