Banorët e “5 Majit”, Laprakës e Kodër Priftit bëhen bashkë, protestojnë para Kuvendit: Do bëjmë kallëzim në Gjykatë! Këta nuk ngopen, nesër do e keni radhën edhe ju

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Kodrës së Priftit, sërish ditën e sotme kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave të tyre.

Para ambienteve të Kuvendit ata kanë listuar kërkesat e tyre duke thënë se duan një një marrëveshje korrekte, që është e firmosur nga të dyja palët.

Një prej banorëve ka paralajmëruar se të gjithë banorët do të bëjnë kallëzime individuale, pasi sipas tyre kjo është e vetmja formë për të vënë në lëvizje gjykatës.

Gjithashtu, ata u kanë bërë thirrje dhe banorëve të tjerë të Tiranës që të ngrihen në protesta pasi “nesr mund të kenë radhën”.

“Nesër do t’ju vijnë edhe në shpiajt tuaja, pasi nesër do të vinë edhe në Komunë të Parisit edhe në 21-sh, pasi këta nuk ngopen”, tha një prej banorëve.

“Të bëjnë kallëzime individuale, se kështu e vini gjykatën në lëvizje. Se nëse i bën një Lapraka, një Kodër Prifit, këta i marrin gjykatësit në celular. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Do nisim hapat ligjore, do vijojmë protestat”, thanë ata.

Zjarr Tv Ad