Banorët e Astirit dhe minatorët i bashkohen protestës së studentëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë rinisur ditën e sotme sërish protestat e studentëve, e cila ishte paralajmëruar kohë më parë.

Ata kanë marshuar së bashku dhe janë mbledhur para Kryeministrisë, tashmë me 9 kërkesa.

Kërkesa e nëntë e studentëve është “të anulohet ligji për Arsimin e Lartë”, kërkesë kjo edhe e shumë pedagogeve që më herët u benë firmëtarë të një peticioni në mbështetje të studentëve.

Thirrjes së studentëve për t ’iu bashkuar studentëve, që vijojnë sot protestën e tyre para Kryeministrisë u janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re. Ata proetstojne bashke me studentete para zyres se Rames dhe bejne thirrje per plotesimin e kerkesave, qe i jane bere tashme publike Rames.

“Mos harro se ate zyre nuk e ke te tenden, aty je me qira dhe do te largojme”- jane shprehur banore te Unazes se Re.

Thirrja e minatorëve 

Studenteve protestues u janë bashkuar paraditen e sotme edhe minatorët. “Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët  kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin”- thone ata.

Minatoret proetstues kujtojne se ata vuajne sot mungesen e te drejtave. “Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha nje nga minatoret.

Zjarr Tv Ad