Bardh Spahia flet si kryebashkiaku i ri i Shkodrës: U vu në piedestal vota e lirë! Thirrje demokratëve që kanë humbur rrugën, dera jonë është e hapur për të gjithë ju

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia do të jetë kryebashkiaku i ri i Shkodrës, pasi kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, diferenca me Majlinda Angonin e Partisë Socialiste është e madhe. Ai foli për mediat nga salla ku po numërohen votat duke shpallur fitoren e tij, teksa tha se ditën e sotme u vu në piedestal vota e lirë.

Spahia ka bërë një thirrje edhe për demokratët që mbështesin Lulzim Bashën, të cilëve u tha se dera për ata do të jetë gjithmonë e hapur.

Bardh Spahia: Dua të falenderoj të rinjtë, i dhanë energji, frymë tjetër kësaj gare elektorale. Me falenderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë tonë, dua t’ju garantoj, se nga nesër unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje për demokratët që për pak momente humbën rrugën, dera e shumicës do të jetë e hapur për të gjithë ju. Nga sot në Shkodër fillon një rrugëtim i ri.

Çfarë do të bëni si kryebashkiak i ri?

Bardh Spahia: Do të komunikoj siç duhet me bashkëqytetarët e mi për problematikat që mund të zgjidhë institucioni i bashkisë. Sot jemi në ditën ku më shumë se asnjëherë tjetër vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Shkodra është fituese, demokratët e vërtetë janë fitues në të gjithë Shqipërinë. Shkodra është symbol i tyre.

Zjarr Tv Ad