Presidentja e Kosovës i bashkohet protestës kundër pushtimit rus të Ukrainës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët e Kosovës kanë protestuar sot kundër pushtimit rus të Ukrainës. Solidarizimit të tyre me popullin ukrainas i është bashkuar dhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se për ta kjo luftë ishte një rikthim në vitet ’90.

“Natyrisht që ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidial i Serbisë. Prandaj edhe jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin”, tha Osmani.

Presidentja tha se Kosova ka ofruar gatishmërinë e saj që refugjatët dhe gazetarët ukrainas të vendosen në vend, për të jetuar dhe punuar.

“Institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që kanë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina t’i shfrytëzojmë. Kosova ka treguar gatishmëri për t’i dhënë mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre nga një vend të sigurtë”, u shpreh Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Zjarr Tv Ad