Scholz KUNDËR BLLOKIMIT të importit të energjisë nga Rusia: Është thelbësore për BE, s’kemi në plan të pezullojmë furnizimin

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kundërshtuar ndërprerjen e furnizimit me energji nga Rusia, duke i quajtur importet e naftës dhe gazit me “rëndësi thelbësore” për ekonominë evropiane.

Ai tha se qeveria gjermane nuk ka në plan që të pezullojë furnizimin me energji nga  Rusia.

“Ndërsa Bashkimi Evropian përballet me një detyrë urgjente për të gjetur alternativa ndaj furnizimeve ruse të energjisë, “kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Prandaj është një vendim i vetëdijshëm nga ana jonë për të vazhduar aktivitetet e sipërmarrjeve të biznesit në fushën e furnizimit me energji me Rusinë”, tha Scholz.

Ngrohja, transporti dhe rryma nuk mund të sigurohen në afat të shkurtër pa këto importe, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad