Bardhi: Balla nuk mund ta kuptojë sakrificë tonë për mbrojtjen e Kushtetutës, është shtojcë e krimit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i përgjithshmen i PD-së, Gazment Bardhi, reagon pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj presidentit Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Balla është mësuar që të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme.

Bardhi shkruan, se është detyrë mbrojtja e të drejtave themelore dhe mbrojtja e Kushtetutës.

Bardhi: Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të këtij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si evropianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës.

Zjarr Tv Ad