Kriza e emigrantëve, Meta e Radev: Duhet dialog dhe plan operativ

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy presidentët, Ilir Meta i Shqipërisë dhe Rumen Radev i Bullgarisë kanë folur për situatën e emigrantëve në Turqi dhe Greqi.

Meta dhe se duhet promovuar një dialog për të evituar cdo incident, ndërsa Radev u shpreh se duhet një plan operativ për mbrojtjen e kufijve.

Ilir Meta: Ne bashkëpunojmë ngushte me FRONTEX dhe ne çdo rast jemi të interesuar për të promovuar dialogun dhe bashkimin e forcave për të evituar çdo incident apo rrezikimin e jetës së emigrantëve në  mënyrë që kjo çështje të përparojë.

Rumen Radev: Propozoj që të përgatitet një plan operativ për mbrojtjen e kufijve të BE dhe krijimin e kapaciteteve në BE që të kenë mundësinë të parandalojë krizën humanitare. Nuk ka zgjidhje unike evropiane për çështjen e emigrantëve, nuk ka plan operativ. Unë shpresoj që do ti kushtohet vëmendje më të madhe dhe BE do të përpunojë një plan operativ në këtë drejtim. 

Zjarr Tv Ad