Bardhi ftesë Berishës: Të diskutojmë si mund të dalim me një kandidatët të përbashkët! Çdo temë tjetër në tavolinë do të krijonte ngërç

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazmend Bardhi u mandatua këtë të hënë nga “Grupi Alibeaj” në PD, për të negociuar me kolegët e Partisë Demokratike të udhëhequr nga zoti Berisha për të dal me një kandidatët të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Gjatë një deklarate për media nga selia e Kuvendit, Bardhi theksoi se qëllimi i grupit që ai përfaqëson është fitorja e kandidatëve demokratë në zgjedhjet lokale dhe ftoi kolegët e PD-së për një bashkëpunim të sinqertë.

Ai shtoi se në bisedime nuk do të duhet të ketë asnjë parakusht apo të mbivendoset ndonjë çështje tjetër, por vetëm dalja me një kandidatët të përbashkët për zgjedhjet lokale.

Bardhi: Çdo çështje tjetër që i vendoset kësaj çështjeve është tentativë për të krijuar një ngërç që ndalon bashkëpunimin e demokratëve.

Fakti është që Edi Rama ka një kandidat dhe opozita, veçanërisht Partia Demokratike do të duhet që të ketë një kandidatë që të rivalizojë kandidatin e Edi Ramës. Jam mandatuar për të folur me kolegët e mi brenda Partisë Demokratike.

Do të bisedojmë për të parë çdo mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet lokale pa asnjë kusht, apo parakusht, për një hall të përbashkët që është si të mundim Edi Ramën. Do ta trajtojmë këtë hall duke u ulur në bisedime. Nuk bëhet fjalë për negociatë, unë nuk do të shkoj të kërkoj diçka, shpresoj që kjo qasje do të jetë dhe nga zoti Paloka. Do të ulemi dhe do të flasim si mund të mundim Edi Ramën në zgjedhje. Qëndrimi ynë është i sinqertë dhe uroj që qëndrimi i kolegëve që përfaqëson zoti Paloka të jetë i sinqertë.

Unë nuk di që zoti Berisha kandidon për kryetar bashkie. Si kundër në këtë diskutim nuk zgjidhim në këtë diskutim se kush është kryetari i Partisë Demokratike.

Çdo mbivendosje do të ishte vendosja e një ngërçi për të penguar bashkëpunimin e demokratëve në zgjedhjet lokale.

Zjarr Tv Ad