Bardhi: Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me qeverinë më të korruptuar në Europë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka kërkuar që qeveria shqiptare të heqë dorë zyrtarisht nga nisma e “Ballkanit të Hapur” dhe të fokusohet tek Procesi i Berlinit.

Në emër të grupit parlamentar, Bardhi shkruan se PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Demokrati thekson se sot Samiti e gjeti qeverinë shqiptare si më të korruptuarën.

Bardhi nënvizoi se qeveri shqiptare po i mohon të drejtat opozitës.

Postimi:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron Procesin e Berlinit me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Prandaj, qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur. Procesi i Berlinit duhet të jetë e vetmja linjë zyrtare në ndërtimin e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

Grupi Parlamentar i PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik.

Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën.

Nuk ka asgjë të sinqertë në deklaratën e sotme të Kryetares së Kuvendit “për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Më së paku, kjo është hipokrizi!

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën!

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke i mohuar opozitës të drejtat kushtetuese.

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke rrëzuar kërkesat për kontroll parlamëntar përmes Komisioneve Hetimore.

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke bllokuar të drejtën e opozitës për pjesëmarrje në Reformën Zgjedhore.

• Gjithëpërfshirja nuk sigurohet duke përjashtuar opozitën në mënyrë arbitrare dhe duke mbyllur çdo hapësirë institucionale.

Asgjë nga këto nuk është gjithëpërfshirje, por një tentativë e qartë e partisë në pushtet për të eliminuar opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri!

Zjarr Tv Ad