Basha braktiset nga të gjithë/ ‘I merr postin Bardhit, nuk dorëhiqet edhe nëse humbet zgjedhjet’

0
828
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të partisë, edhe pse është refuzuar masivisht edhe nga ajo pjesëz e vogël që e ndjek nga pas.

Shumica dërrmuese e deputetëve e kanë braktisur, ndërsa ka raportime se salla është mbushur me njerëz të paguar.

Por kulmi i ironisë janë ndryshimet që propozon Basha në të ashtuquajturin statut të tij.

Kështu, Basha thotë se do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar të partisë, kur ajo të jetë në opozitë.

Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin. Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Akoma më qesharak është një tjetër ndryshim.

Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humbet zgjedhjet.

Zjarr Tv Ad