Mes lotësh e dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit Klajdi Bitri

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klajdi Bitrit, të riut nga Lushnja i cili u vra nga një shtetas algjerin javën e kaluar në Itali.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka ngushëlluar nga afër prindërit dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre dhe për çdo nevojë që ata do të kenë.

“Është një dhimbje që kurrë s’ka për t’u shuar”, iu tha Balla familjarëve të 23-vjeçarit.

Po ashtu Bashkia e Lushnjës ka dhënë 5 milionë lekë të vjetra për shpenzimet e varrimit të Klajdit. Ndërkohë, babai i të ndjerit ka theksuar se nuk do të heqë dorë derisa të ketë drejtësi për të birin.

Kujtojmë se 23 vjeçari u vra nga një algjerian me shtizë peshkimi teksa i riu po përpiqej të mbronten shokun e tij italian gjatë një konflikti me autorin algjerian.

Zjarr Tv Ad