Basha: Dialogu im me Ramën provoi se ishte i dëmshëm për vendin

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë selisë së PD, Lulzim Basha u pyet për ftesën e Ramës për dialog për të zgjidhur ngërçin politik.

Duke iu referuar marrëveshjes së 17 Majit, Basha tha se dialogu i tij me Ramen provoi se ishte i dëmshëm për vendin.

“Dialogu midis meje dhe Rames provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë për mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetar i PS, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë dhe interesat e socialistëve, dëmtojnë dhe interesat e demokracisë”- tha Basha.

I pyetur për takimin me zv.ambasadoren amerikane, Basha ka thënë se nuk komenton as deklaratat dhe as takimet me përfaqësues të partnereve strategjike.

“Opozita nuk ka asnjë hap pas, në luftën kundër krimit që ka asgjësuar zgjedhjet ka vetëm hapa përpara”- tha Basha.

Zjarr Tv Ad