Basha i bën thirrje Ramës: Ndalo së vjedhuri shqiptarët dhe aleanca e plehrave nuk e mbulon dot dështimin tënd

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën e Corona*virusit në vend.

Basha i drejtohet Ramës që të shtojë testimet, të rimbursojë ilaçet për pacientët në shtëpi dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.

Po ashtu me tej Basha, i ka bërë thirrje Ramës që të ndalë së vjedhuri dhe t’u japë lekët shqiptarëve, që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe.

“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri, si t’u jepësh lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. S ulmet politike dhe aleanca e plehrave, nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve”,- shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad