“Nuk kishte paqe në shtëpi”/ Lei Kraja përlotet në emision, rrëfen periudhën më të vështirë të jetës së saj

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lei Kraja ka folur si rrallëherë ditën e sotme për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj. E ftuar në rubrikën “N’Fermë”, në emisionin “E diell”, moderatorja ka rrëfyer se si e ka përjetuar divorcin e prindërve të saj.

Lei ka treguar se kjo ka qenë periudha më e vështirë për të, sepse ajo ka qenë edhe fëmija më i madh në familje. Moderatorja nuk ka mundur të mbajë as lotët gjatë kohës që ka rrëfyer historinë e saj.

“Ka qenë periudhë shumë e vështirë, e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta pasi kam qenë më e madhja, ne ishim 4 fëmijë. Më shumë se të tjerët e ndjeva unë këtë divorc i cili në atë kohë m’u duk si fundi i botës. Qaja përditë dhe isha thuajse në depresion. Me mësime kam qenë shumë mirë dhe ate vit rashë edhe nga mësimet. Thjesht nuk kishte paqe në shtëpi, është edhe nga mënyra si e menaxhojnë shqiptarët, e përjetojnë sikur është traumë. U mërzita shumë kur ma thanë, asnjë fëmijë nuk do t’i ndahen prindërit”, – ka thënë Lei.

Zjarr Tv Ad