Basha kujton Ibrahim Rugovën: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, përulemi para emrit të tij!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot në 16-vjetorin e vdekjes, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rrugova, të cilin e quan si simbol i përpjekjeve për pavarësi.

Përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shkruan se arkitekti i Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

“Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad