Basha nga Elbasani: Sejdinin e ka zënë hashashi në pleqëri

0
628
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur për arsimin nga qytetit i Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për programin e Republikës së Re për arsimin.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se do të mbështet universitetet publike me financime dhe se do t’i japë më shumë pushtet studentëve në vendimmarrje.

Ndër të tjera kryedemokrati thumboi dhe kreun e Bashkisë Elbasan Qazim Sejdinin, duke u shprehur se e ka zënë hashashi në pleqëri.

Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë. Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon tek shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin.

Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura. Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës. A e ka shpik dhe Lala? E ka zënë hashashi ë, hashashi në pleqni s’ke ça të bësh”, tha Basha.


Zjarr Tv Ad