Mbyllet pasticeria ku ndodhi helmimi masiv në Dibër, zbulohen dy lëndët toksike

0
964
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uji i pijshëm dhe ëmbëlsirat janë dy pistat ku po hetohet mbi shkaqet e helmimit masiv të banorëve të Dibrës, ku rreth 100 persona janë paraqitur për ndihmë në urgjencë gjatë ditëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të pastiçerisë së qytetit, si masë sigurie deri në përcaktimin e saktë të shkaqeve.

Nga ana e policisë është ngritur grupi i hetimit në bashkëpunim dhe me spitalin për zbardhjen e ngjarjes.  Ndërkohë drejt Peshkopisë është nisur zëvëndës/ministrja e Shëndetësisë.

Prej të hënës së kësaj jave, rreth 100 persona janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Peshkopisë me simpoma helmimi.

Zjarr Tv Ad