Pas Kamzës, kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e qytetit të Kavajës.
Një ditë para protestës së katërt të madhe kombëtare, lideri i opozitës ftoi kavajasit dhe rrogozhinasit ti bashkohen opozitës së bashkuar nesër në Tiranë.
“Dita e nesërme, bashkimi më i madh i shqiptarëve në Tiranë në 18.30, kundër diktaturës dhe korrupsionit. Rama ik. Rama ka mbaruar e duhet të mbarojë për Shqipërinë Europiane. E do ta bëjmë si gjithë Europa. Më në fund Europa e ka dëgjuar britmën e lirisë”, e nisi fjalën e tij Basha.
Sipas tij, nuk do të lejohen më zgjedhje farse në asnjë qendër votimi.
“Messazhet e Europës kur nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra e Berlini, zgjedhje pa PD dhe opozitën nuk do të ketë as sot, as më 30 qershor. Ta dëgjojë klika në pushtet. Shqiptarët e bashkuar kanë për të triumfuar. Në asnjë lagje, në asnjë fshat e në asnjë qytet nuk do të lejohet një farsë tjetër”, shtoi lideri i opozitës.