Bashkëthemeluesi i Facebook kërkon shkatërrimin e tij

0
18
A woman checks the Facebook Inc. site on her smartphone whilst standing against an illuminated wall bearing the Facebook Inc. logo in this arranged photograph in London, U.K., on Wednesday, Dec. 23, 2015. Facebook Inc.s WhatsApp messaging service, with more than 100 million local users, is the most-used app in Brazil, according to an Ibope poll published on Dec. 15. Photographer: Chris Ratcliffe/Bloomberg via Getty Images
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Është koha për të shkatërruar Facebook”. Kjo është thënia e bashkëthemeluesit të rrjetit social, Chris Hughes, i cili ishte shoku i dhomës së Zuckerberg kur krijoi rrjetin gjigand.

Ai ka bërë një thirrje për rregullatorët federalë duke kërkuar që të ndajnë kompaninë. Ndër të tjera argumentoi se Zuckerberg është shumë i fuqishëm dhe kompania është një monopol efektiv.

“Fuqia e Markut është e pashembullt dhe jo amerikane”, tha ai në një intervistë për “New York Times”.

“Gabimet e kompanisë, praktikat e privatësisë nxorrën të dhënat e miliona përdoruesve; reagimi i ngadalshëm ndaj agjentëve rusë, retorika e dhunshme dhe lajmi i rremë; dhe lëvizja e pakufizuar për të kapur gjithnjë e më shumë kohë dhe vëmendje nga ne janë titujt. Kanë kaluar 15 vjet që kur unë dhe mark bashkë-themeluam Facebook në Harvard, dhe unë nuk kam punuar në kompani prej një dekade. Por ndjej një ndjenjë zemërimi dhe përgjegjësie”, tha Chris.

Hughes thotë se ai e ka parë me tmerr situatën e kompanisë që është kthyer në një “monstër”, e cila kërcënon të shtypë fjalën e lirë dhe të mbysë konkurrencën.

35-vjeçari ndihmoi në krijimin e Facebook-ut që nga fillimi. Ai u largua nga kompania në vitin 2007 për t’u bashkuar me fushatën e parë presidenciale të Barak Obamës dhe thotë se ka dhënë aksionet e tij në Facebook në vitin 2012.

 

Zjarr Tv Ad