“Basha të na bashkohet”, Duka: Çdo aksion opozitar është pozitiv

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha në një intervistë për Euronews Albania se për të çdo aksion opozitar është pozitiv.

Ai tha se ndryshe nga Sali Berisha, Duka do e shikonte me sy pozitiv bashkimin e të gjithë deputetëve opozitarë, madje edhe të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

“Unë them se çdo lloj aksioni opozitar dhe bashkimi qoftë edhe i numrave të deputetëve të opozitës për mua është diçka pozitive.

Do ishte mirë që edhe deputetët e Bashës të ishin bashkë me ne. Berisha ka thënë që veç Bashës dhe Alibeajt të tjerët le të vinë. Unë them ç’mendoj unë jo Berisha. Për mua sikur të gjithë të ishim bashkë, nuk do ishte diçka e keqe”,-tha Duka.

Zjarr Tv Ad