A do të përjashtohen nga PD deputetët e grupimit Bardhi? Pampuri: PD s’është çetë, grupi parlamentar…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ishte këtë të shtunë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për situatën në të cilën Partia Demokratike tashmë ndodhet prej kohësh.

E pyetur nëse do të përjashtohen nga Partia Demokratike Gazment Bardhi dhe grupimi që përkrahin atë, Pampuri tha se ajo nuk e di nëse kjo do të ndodh, por shtoi se tashmë është momenti që deputetët e partisë demokratike të pyesin veten se cilës parti i përkasin, pasi kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha.

“Unë nuk mendoj se është momenti për të bërë diskutime të tilla, është vetëm një pyetje që duhet t’i përgjigjet secili, cilës parti i përkisni, Partisë Demokratike, cili është kryetari, sot është Lulzim Basha.

Edhe mua mund të mos më ketë pëlqyer x apo y kur janë zgjedhur në poste të rëndësishme në Partinë Demokraitke, por kam vijuar në linjën e partisë. Partia Demokratike apo grupi parlamentar nuk është çetë në të cilën ti lobon me 5 apo me 6 shokë dhe i çon andej-ktej. Unë nuk mund të them nëse do të përjashtohen. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, është grupi parlamentar i Partisë Demokratike për sa kohë ka shtatë apo më shumë deputet”,-tha Orjola Pampuri.

Zjarr Tv Ad