“Kush i hap gropën tjetrit bie vet brenda”/ Deputeti i PD rendit faktet që hedhin poshtë baltën e Ramës e të Berishës ndaj Bashës

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arbi Agalliu, deputeti i Partisë Demokratike rendit të gjitha faktet e zbardhura nga hetimi i Uashingtonit mbi dosjen McGonigal, të cilat nxjerrin tregojnë rolin e Ramës dhe këshilltarëve të tij në fabrikimin e “dosjes ruse”, për të cilën ish-agjenti i FBI pranoi fajësinë ditën e djeshme. Pas shpalljes non grata dhe pezullimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD, edhe ish-kryeministri ricikloi akuzat e fabrikuara nga Rama, duke u rreshtuar në krah të kryeministrit kundër kreut të PD, Lulzim Basha.

Reagimi i Arbi Agalliut:

McGonigal pranon të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë.
Kështu marrin fund shpifjet dhe balta e hedhur mbi Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lulzim Basha.

Departamenti i Amerikan i Drejtësisë bën me dije se Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për marrjen e tij të pajustifikuar të shumës prej 225,000 dollarë “nga një individ që kishte interesat e biznesit në Evropë”. Individi është Agron Bajram Neza (Sigurim), i cili më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj (Lulzim Basha) mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse”, thuhet në njoftim zyrtar.

10 momentet kryesore të Dosjes Mcgonical:

1- Sipas dokumentit të akuzës të FBI , “më 9 shtator në vitin 2017, i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar [Edi Rama] dhe me Personin B [Dorian Duçka, këshilltar i KM ].

2- Më 19 nëntor i pandehuri McGonigal takohet me Personin B – Duçka për darkë.

3- më 20 nëntor takohet me kryeminsitrin”, sipas akt-padisë.
Takimi është dy ditë para 22 nëntorit kur publikohet artikulli tek BIRN për lobimin e PD me firmë të Lulzim Bashës.

4- Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B (Agron Neza – sekser).
Është fare e qartë çfarë ka ndodhur dhe kush e ka stisur gjithë historinë.

Per te vijuar me tej:

5- Në dhjetor të vitit 2017 McGonigal është takuar në Uashington me personin A (Agron Nezën) dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.

6- Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës, McGonigal mori informacion për lobistin amerikan nga Personi A (Agron Neza) dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork.

7- Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga Personi A (Agron Neza) për lobistin (Nick Muzin) dhe ia dërgoi një vartësi. Personi A (Agron Neza), sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

8- Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas Personi A (Neza) u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit. Personi A (Neza) i ka ofruar informacione zyrës së FBI-së në Nju Jork gjatë hetimit.”

9- Po sipas akt-padisë “Më pas Personi B, Dorjan Duçka ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve” . Pra, Rama paguante dëshmitaret dhe udhetimet e FBI, pasi FBI thotë në aktpadi që nuk ka paguar asgjë.

10- Pasi nuk arritën të zbulojnë asnjë fakt që të implikonte Lulzim Bashen me 6 Mars 2018 vendosen të përdorin revistën Mother Jones për të përhapur genjeshtrën e sajuar në zyrën e Edi Ramës. Mother Jones, kishte burim Mark Thomas Rosini, partner biznesi i Mcgonigal dhe Agron Neza.

Zjarr Tv Ad