Basha uron Krishtlindjet: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është një natë e shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë pasi kremtojnë Krishtlindjet.

Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa kulmon në mesnatë, me mbajtjen e meshës së Krishtlindjes.

Besimtarët luten për paqe, mbarësi e dashuri. Kjo ditë kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, shkëmbimin e dhuratave, kartolinave dhe familjen e bashkuar.

Një urim public në vigjilje të Krishtlindjeve për besimtarët e krishterë, ka dhënë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Basha uron që kjo festë e shënuar të bekojë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Basha

 

Zjarr Tv Ad