Fier/ Hetohet roja private që plagosi me armë kolegun e shërbimit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë nisur hetimet për rojen  që plagosi me armë kolegun e shërbimit në ambientet e zyrave të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në Fier.

Policia e Fierit ka sqaruar se janë referuar materialet në prokurori për autorin A.M, 58-vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në SHPSF. 58-vjeçari ka plagosur në këmbë  nga pakujdesia shtetasin E.M, 32-vjeç, banues në Patos.

Ja informacioni nga policia

Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF_së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad