“Bashën në politikë e ka mbajtur Berisha”, Alizoti: Do vijë në krye të PD me metoda hileqare

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Tomor Alizoti shprehet se në kushtet që ndodhet momentalisht opozita e ka të pamundur që të vijë në pushtet, ndërsa ka renditur edhe arsyet që sipas tij çuan në një rezultat të tillë të opozitës në “Lokalet 2023”.

Alizoti tha se situata në PD, mungesa e alternativës nga opozita dhe përdorja e administratës nga pushteti si armatë për qëllimet vetjake e përdorimi i parave të krimit, kanë sjellë rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.

“Shqipëria ka 30 vite me problemin themelor të demokracisë, zgjedhjet. Sa kalon koha, zgjedhjet në vend po bëhen të pamundura.

Ky sistem të mundet me zgjedhje normale është e pamundur. Duhet që opozita dhe shoqëria të prodhojë një numër votash maksimal. Duhet një numër maksimal votash që të prodhojë ndryshimin, ndryshe është e pamundur përballë makinacioneve të qeverisë dhe mafias.

Në qarkun tim, Ministria e Brendshme ka qenë e gjitha në Berat.

Nëse nuk prodhohet një lëvizje e madhe popullore opozita nuk mund të fitojë dot në Shqipëri.
Problemi në vend është ndërhyrja në zgjedhje, dikur ishe amatoreske sot është një industri.

Nuk mund të përdorësh administratën si një armatë për interesat e tua.

Nëse përdor paranë e pisët, po të shohësh edherënien e monedhave, sillet monedhë e huaj me shumicë, që bëri rënien e valutës. Kjo ndodh çdo herë për zgjedhje. Ky është një element shumë i rëndësishëm e problematik.

Një tjetër arsye për rezultatin e zgjedhjeve është situata në PD dhe fakti që opozita nuk po arrin të nxjerrë një alternativë.“- tha Alizoti.

Alizoti ka folur edhe në lidhje me situatën në PD dhe rikthimin në skenën politike të ish- kreut të PD Lulzim Basha. Ai u shpreh se një akt i tillë nuk ka logjikë politike, por se shtoi se beson që me “mënyra hileqare” ai do të arrijë të jetë sërish në krye të PD.

“Dalja në skenë e një njeriu që nuk ka prodhuar gjë gjatë karrierës së tij, e priti që të arrinte partia e tij një rezultat e të vijë tani si shpëtimtar…

Zoti Basha është totalisht produkt i Berishës, nuk ka bërë një minuta në jetën e tij jetë partiake. Erdhi e u bë ministër.

Provoi të gjitha postet e nuk kishte sukses. Kjo nuk ka më logjikë politike, është marrëzi.

Bashën e ka mbajtur në politikë vetëm Sali Berisha. Në sytë e mi Basha nuk është politikan. Riardhja në këtë skenë është e turpshme. Njeriu duhet të ketë një lloj karakteri dhe kufiri tek vetja.

Po të shihni edhe mbledhje në PD. Të fusësh njerëz në një mbledhje, kjo është fyese për të gjithë, qofshin demokratë apo jo. Të fyhen deputetët se përse mendojnë ndryshe? Basha kërkon të rikthehet me metodat e tij hileqare e të marrë dyqanin e tij. Unë mendoj që do ja arrijë.”– tha Alizoti për News24.

Zjarr Tv Ad