Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar me bindje të plotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Lapaj i tha Hervin Çulit se beteja e tij është me të vërtetën dhe se nëse kreu i qeverisë do e ftonte, nuk do t’i thoshte po.
Pjesë nga biseda:
Hervin Çuli: Jam i bindur që do të bashkëpunosh me Ramën, në të ardhmen, shumë shpejt.
Adriatik Lapaj: Mund të ta jap edhe me akt notarial, që nuk do të ndodhë.
Hervin Çuli: Kështu po, kjo do ishte shumë e bukur nëse do të bëhej.
Alfred Çako: Në politikë kurrë nuk thuhet kurrë.
Adriatik Lapaj: Nëse Rama më ftonte, do i thoja jo sepse nuk dua.
Hervin Çuli: Të gjithë futen në politikë vetëm për përfitime personale.