Kampioni Gersi Troka “kritikon” Ramën: S’je veshur mirë, me këtë bluzë të pahekurosur

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun podkastin e radhës, me të ftuar kampionin special Gersi Troka. Gersi është notar dhe ka shkëlqyer në kampionatin botëror të notit për personat me Sindromën Down që u zhvillua në Portugali, duke u renditur mes 10 më të mirëve në botë.

Ai ka marrë pjesë dhe në Lojërat Botërore Olimpike Speciale, katër muaj më parë, ku ngriti flamurin shqiptar në majën më të lartë evropiane duke u renditur i pari në garën 200 metra stil i lirë në not dhe fitoi medalje ari.

Për këto suksese të tij, Gersi ka qenë i ftuari i kryeministrit në këtë podkast të radhës. Ata kanë biseduar gjerë e gjatë, ndërsa në një moment kampioni shqiptar i ka bërë “një kritikë” Edi Ramës për veshjen, duke thënë se ishte veshur me bluzë të pahekurosur.

Edi Rama: Në krahasim si më ke njohur pa më takuar dhe tani që ndenjëm bashkë, çfarë ndryshimi sheh ti?

Gersi Troka: Unë një ndryshim kam tek veshja, sesi vishesh.

Edi Rama: Po kështu vishem unë dhe kur më sheh në televizor.

Gersi Troka: Aty dukesh shumë ndryshe, je veshur më ndryshe. Tani këtu vishesh me këtë bluzë jo mirë, jo lux. Nuk është e hekurosur, nuk është e krehur.

Kryeministri shqiptar e shfrytëzoi këtë “kritikë” për t’i treguar Gersit nuk është veshja ajo që e bën njeriun por e kundërta. Edi Rama i kërkoi kampionit që të harronte jetën e luksit që shikon në rrjetet sociale, sepse ajo nuk është jeta në realitet.

Edi Rama: Tani, e hekurosur, edhe unë mund të them ty që edhe bluza jote nuk është e krehur, se kështu më the “Nuk e ke të krehur”. Po dhe ti nuk e ke të krehur bluzën. Më e rëndësishmja është ajo që të thashë më përpara, mos e harro atë. Harroje atë luksin, harroji ato. Nuk e bën veshja njeriun, e bën njeriu veshjen. Harroje atë se më shkatërrove me atë. Në televizor unë dal dhe ashtu. Në Kuvend që më sheh ti unë nuk mund të shkoj kështu se atje është tjetër gjë, aty është etika e traditës së atij institucioni që shkohet i veshur në mënyrë zyrtare, por nuk janë këto, në fund të fundit, që përcaktojnë…

Zjarr Tv Ad