Bashkimi Evropian njeh çertifikatën dixhitale të vaksinimit Covid-19 të Kosovës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi para pak minutash se Çertifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës u pranua nga Bashkimi Evropian

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Zjarr Tv Ad