Bashkimi i PD, Topalli: Të gjendet forca të ecim para, kështu nuk ecet më

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi ditën e sotme se PD duhet të gjejë forcën të ecë përpara. Teksa ishte duke u futur në ambientet e brendshme të PD-së, aty ku Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së. Ajo u shpreh se duhet bërë bashkimi për të ecur përpara.

‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.

Zjarr Tv Ad