Bashkohet politika shqiptare, njëzëri uron 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politika shqiptare ka uruar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Drejtues të lartë të shtetit shqiptar kanë përcjellë mesazhet e tyre në këtë ditë, e cila është e rëndësishme për mbarë popullin shqiptar. Kreu i shtetit, Ilir Meta në mesazhin që i dërgoi homologut të Kosovës Hashim Thaçi shprehet krener për përparimin që ka bërë shteti më i ri i Evropës. “Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe”, shprehet Meta. Ndërsa kryeministri Edi Rama urimin për Pavarësinë e Kosovës e ka bërë që mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Haradinajve, duke trokituar gotat me kryeministrin Ramush Haradinaj. “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. Gëzuar festën e Pavarësisë”, shkruan Rama në FB. Edhe Kreu i PD, Lulzim Basha shpreh urimet e tij, duke theksuar se të gjithë ndihen krenarë për Kosovën. Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikuan për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë”, shkruan Basha në FB. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në urimin e tij theksin projektet që kanë dy vendet në 10-vjeçarin e ardhshëm. “Heqja e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimi i lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët i gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm”, shkruan Bushati. Një mesazh urimi ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili thotë se kjo është një ditë reflektimi. “Unë besoj që në total ka më shumë gjëra që na bashkojnë dhe rezultate pozitive sesa problematika. Për ato gjëra që nuk shkojnë ka ardhur koha të mobilizohemi jo vetëm të kritikojmë, po të shikojmë cfarë mund të bëjë secili prej nesh Unë mendoj se kjo është një ditë për të reflektuar sesa kemi arritur por edhe për të hapur imagjinatën sesa larg mund të shkojmë,. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara dhe ditën më të mira janë përpara nesh kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë”, shprehet Veliaj.

Mesazheve të urimit i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad