Basir Çollaku: Do votoja dhe Hitlerin për të mundur Ramën

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Basir Çollaku

Shkul njerëz dhe mbill pemë, livadhis me gomerë nëpër fushatë, kêrce tallava si një derdimen mendje shkrehur, kanos kundërshtarë e votues, plaçkit dhe qindarkën e fundit të parasë publike për të blerë vota, pusho nga puna të ngratët, ku mungojnë numrat e kërkuar si kriter qëndrimi, ulërit se nuk do të punosh me votues e fitues kundërshtarë, thua buxheti është sënduku i Kristaqit.

Ky është Edi Rama, i sapodali nga spitali, ku sqaroi një problem me zorrët, pjesë të//1{ kockave të legenit, apo siklete të cilat ai i di, por ne i hamendësojme nga pasojat e sjelljes passpitalore. Te shkuara dhe Zoti e sajdistë me kthjellim shëndeti në të gjithë shtatin, duke përfshirë kryesisht edhe kokën, ku çrregullimet janë më të rënda se apendiciti.

Ky Autokrat ka zaptuar dhunshëm çdo institucion. Ka liruar ushkurët e fundshpinasve të KAS e Kolegjit Zgjedhor duke menduar se do graloset me vënien e emrit të Ilir Metës si kreu i koalicionit Bashkë Fitojmë. Pritej. Pazar me të blerët e rinj dhe të vjetër. Njëlloj siç edhe i qerasi me vulë ca endacakë politikë, e me qoka tenderash. Përpjekja për tu berë strucë nuk i ka shpëtuar nga mëkatet publike. Ngrefen e me hapje dosjesh sigurimi e hapin festat politike me dosje po sigurimi, sepse edhe vetë kanë dosje. Do dalin edhe ato emra ku janë e ku i kanë. Janë të kapur. Duan qëndrimin në pushtet të paguesit.
Kthehemi te votimet

Fajin e ka Saliu është kukurisja e Ramës, Veliajt dhe të emëruarit të tyre.
Shpërthimi komik se duhet të votoni PD-në e Ramës(atë që grabiti ai në emër të tyre në Gjykatë) e jo atë PD të Berishës sepse ka berë aleancë me Ilir Metën.

Une votoj Belind Këlliçin, Luçiano Boçin, Igli Carën, Bardh Spahinë Admir Sinamatin, Ledina Aliillin, plot 61 kandidatë. Safi demokratë. Kanë berë opozitë pafundësisht dhe janë votuar nga demokratët masivisht. Disa demokratë të inatosur dhe nxituar vrapojnë te buburrasin se ne po votojmë Ilir Metën. Shqetësohen për Metë n sot ata që po çojnë votat e djeshme opozitare tek Edi Rama. Kreu i Partisë së Lirisë është në opozitë shumë më tepër se mjaft “demokratë” sallonesh, që ngrysen e gdhihen me batare kundër Berishës. Ka qenë kundër djegies së mandateve dhe raktisjes së zgjedhheve lokale 2019-të. Ka qenë aleat me PD në 2009 kur u mor mandati i dytë qeverisës, e zukatjet e mërzisë i kapërditë me torta pushteti. Ka qenë kundër Edi Ramës per kapjen e Gjykatave ku ka denoncuar në SPAK Dvoranin e partisë. Kundër zgjatjes së mandateve të vettingut e së paku kontroll punës së tyre. Edhe Fatnir Xhafa kërkoi kontroll por parimorët vulëmarrës jo. Partia e tij ka qenë aleate me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2021 dhe me fitoren e mundshme, pushtetin me të do e ndanit pavarësisht vicklave torollake sot. Unë kam qenë kritik me Ilir Metën shpesh si opozitar dhe mbështetës i PD, edhe kur “spartanët” e sotëm thekeshin për një salutim e vështrim nga ana e tij. Më teper dhe më i ashpër se askush tjetër. Mos u përpiqni të thartoni kujtesën. Mua dhe opozitarët bio, nuk besoj se ka ndonjë arsye ti demotivojë Ilir Meta, për të votuar kandidatët demokratë, të cilët po i voton edhe Meta me partinë e tij. Interesi im nuk është aspak ndividual. Dua për shqiptarët të mos qeverisen nga e keqja poshtëruese dhe skllavëruese Rama-Veliaj. Të mos marrin arratinë prej tyre. E do të jem njëlloj kritik e kundër aleatit të sotëm Meta, nëse mendoj ndryshe nesër për akte të tjera politike.

Pyetja tjetër është: A ka kandidatë nga 10 emrat e fraksionit vulëmbajtës që kanë marrë para për të kandiduar??

Nga sa kam dijeni unë, PO, ka. Për turpin e tyre ka. Zoti i prishtë bashkë me to ata para siç ai e di se e meritojnë se kanë burim pushtetin, përdorjen. Justifikimet parimore janê dokrra hini. Histori aleatësh janë ca më tepër verbëri veshësh. Shikoni historitë e rënda korruptive në USA kallëzuar nga drejtues të FBI dhe CIA për familjen presidenciale, ndikimin e pakufi nga Soros duke përfshirë vendin tonë. Nuk është tabu ta lexosh e dëgjosh çka thuhet hapur çdo ditë prej më se një viti. Por këto janë histori të drejtësisë amerikane dhe i zgjidh ajo, pavarësisht turbullirave serioze ku është përfshirë. Kthehemi sërish te 14 maji

Unë do të votoja edhe Hitlerin në bashkim kundër Edi Ramës. Sepse as Hitleri nuk ia ka bërë Shqipërise e shqiptarëve këtë masakër e genocid siç po ua bën Rama. Në Shqipëri janë duart e Mafia-s ndërkombëtare dhe e duan vendin parcelë pastrimi parash. Garancia e tyre është Kryeministri dhe ushtria e tij. 10 kandidatë të mbivendosur teorikisht opozitarë, janë kandidatë prej të cilëve përfiton Edi Rama. Sepse asnjëri nuk ka shanse fitoreje. Zero shanse matematike dhe politike të jënë edhe me 1 fitore. Dhe Rama kur përfiton, paguan. Alarmi bie për ne. Nëse nuk e “vrasim” Ramën, me mjete demokratike funksionale, jemi bangladeshasit e rradhës për të, ushqim qorr për në LaMansh. Jemi ende në të shkuarën. Siç i thonin fshatarët e Vlorës ndër të tjera Eqerem.Bej Vlorës, zotni a e ka marrë vesh Evropi për sherrin tonë..Aq duam ne edhe sot…

Zjarr Tv Ad