Aventura e Robert Levandovskit te Bajerni i Mynihut nuk u mbyll në mënyrën më të mirë mundshme. Klubi dhe lojtari patën disa përplasje me polakun që dëshironte me cdo kusht të transferohej në Spanjë te Barcelona.
Pas kryerjes me skuses të këtij operacioni duket se palët kanë bërë paqe me njera-tjetërn. Në një postim të bërë në rrjetet sociale klubi i Bajernit bashkangjitur fotos së Levandovskit me trofetë e fituar ne Bavari shkruan: “Faleminderit për 8 vitet e fundit dhe gjithë të mirat për të ardhmen, Leva!”
Ndërkohë edhe futbollisti tregohet falenderues ndaj klubit duke ja kthyer në të njëjtën mënyrë me një postim në rrjetet sociale ku shkruhet: “Së bashku krijuam historinë! 8 vite kujtime të paharrueshme me një ekip të mrekullueshëm! Faleminderit Bayern”
Kjo tregonë se palët i kanë lënë pas mosmarrveshjet dhe se tashmë cdo gje i përket të kaluarës. Në 375 takime të luajtura Leva arriti të shënonte plotë 344 gola duke u kthuer në një ikonë për klubin gjerman.