BB Vip/ Degjenerimi i një televizioni, ku po degradon shoqëria shqiptare

0
3447
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lida Shosha

●I them një stafit tim sot, shihemi neser në sallë , kemi një operacion të madh , tumor. Duke qeshur më thotë, ishalla mbarojmë shpejt, të shohim Bigun, kë big i them, sishte dje, jo o doktoresha ishte pardje, është nesër, qeshën me mua, e unë me ta.

●Se ndjek BB, disa minuta rastësisht kam pa, po kur i kanë shtu dhe fjalën BIG, e duke kuptuar emrat, po mendoja, s’janë vipa, po s’janë as rripa.

●Nuk e ndjek, jo vetëm për shkak të ngarkesës,më tepër refuzimit ti dedikoj atë pak kohë të vyer, që herë më mbetet e herë jo, një programi të stisur, te fryrë me eksploziv, që brenda ka mjerimin e shoqerisë e rinisë së sotme shqiptare, që ëndëron të pasurohet duke ndenjur, duke ngrënë e pirë, duke bër qejf e duke u tallur me ata që u bie bretku të sigurojnë copën e përditshme të bukës mes shiut , të ftohtit, borës e acarit, që flenë e ngrihen të pagjumë , një emisioni që nuk rezatom aspak kulturë, e civilizim, po cica e prapanica të zbuluara, thuaj se ne jashtë ,nuk kemi, e vdiqëm të shohim tuajat, një emision që nuk të pasuron shpirtin, po të varfëron e infekton me virus, dhe ato pak neurone që u kanë mbet shqiptarëve të rënuar ndër vite nga zallamahia politike e mjerimi shoqëror.

●Rastësisht shoh një video të një goce me emrin k…, në instagram , ku skishte vend për koment, ma turp ska, kjo u servir si VIP. Më falni ju të Top Chanelit, me çfare metri keni matur Vipllëkun e njerëzve që proklamoni në një program kombëtar, me 60x90x60, a duke servirur modele me fjalor e sjellje rugaçërore, femra me sjellje si prostituta, vulgaritet e neveri si qenie njerëzore njëhere.Mandej këta Vipat , i fusin dhe ca shpulla njëri tjetrit, tamam për të treguar që Vipat që rrihen, duhen.

● Sa për dijeni ky vend ka persona që e mertojnë vërtet statusin VIP ( Very Important Person) nga të gjitha fushat e jetës, qe e kanë të shkruar në ballë, me punë, mund, djersë , sakrificë, investim, kulturë, e kanë lënë gjurmë, dhënë shumë nga jeta e tyre për kët vend, po kurrsesi sdo pranonin të ishin pjesë e një produksioni ordiner. Por VIP eshte dhe ai bujku i katundit e fermeri që punon tokën, që çohet kur këndon gjeli, të mbjellë, ujisë prashisë e prodhojë ato që na serviren për jetesën e përditshme, e më shumë Vip se ata aty brenda, dhe e dini pse, sepse me duart e djersën e tij prodhon dhe i gëzohet frutit të mundit të tij. Ai është i vlefshëm për shoqërinë, ju aty brenda si duheni as dreqit.

●Pastaj dëgjoj, dikush është shumë i sëmure, me sëmundje të keqe, mund të vdes, diagnostikohet për 20 minuta qe ska tumor, uau ja aritëm dhe kësaj dite, dhe më pas ishte shaka. Seriozish???. A e dini si ndihet një pacient me tumor, a e dini si i fiken qelizat e shpreses një nga një, a e dini qe në venat e tyre rjedh gjaku i dëshpërimit për jetën që u shuhet , për fëmijët, të afërmit që sdo i shohin më. Si mundet të luhet kjo lojë tragjikomedi e shëmtuar e neveritshme, në një televizion kombëtar, e të duartokitet si sukses. Yjeeeee, këtu smban më, kjo fjalë ushëtin si ofshamë, tallje për ata që sjanë as qirinj, ….

● Po ti moj AMA, në cilin gjumë të thellë ke rën vallë ,qe nuk po çohesh dot, ca copa breshëri u rënshin mbi kokë jarebi, se sbën derman rebeshi mbi çati, çthem dhe unë, shiu e rebeshi me gjyma, u përmbyt gjithë shqipëria, u çanë hidrocentralet, po AMA nuk i tundet çatia, për kokër të qejfit jo vetëm po fle, po dhe po sheh ëndra me Ertugrulin.

● E helmuat kët rini, po na shkatëroni fëmijët, po i shuani ëndrat, se ai që studjon e punon realisht të bëhet dikushi në shoqëritë e civilizuara me edukim e shkollim, është i pashpresë, po u servirni modelin më të neveritshëm e të pashembullt se si mund të arihet mirëqënia në jetë, si mund të bëhesh i famshëm, duke mos bër asgjë, duke prodhuar tym cigareje, thashetheme, sjellje të pacipa, dhe ca humor të zi, të plotësohet pazëlli.

●Eshte shkëput totalisht vëmendja nga skandalet politike e problemet e shumta reale të shoqërisë shqiptare dhe ky spostim është i qëllimshëm.

●Produksioni i BB, një gjë ja ka arit, është bër levë e shëmtuar e pushtetit, e na ka neverit, për të tjerët, ka Barbarosa dhe Osmana me tupana…

●Mos e pranoni të keqen tju serviret si standart, aq më shumë e keqja ritet nga indiferenca jonë, e përhapet si metastazë, dëmton rininë, fëmijët e të ardhmen e gjithë shoqerisë.

STOP Big Brother, Transmetoni emisione edukative, kulturë e dije qytetarie.

Zjarr Tv Ad