BE do të japë 1,41 miliardë euro për refugjatët në Turqi

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Evropian (KE) miratoi një pako të re të masave për ndihmë në vlerë prej 1.41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit së publikuar nga KE, programi do të fokusohet në sferën e shëndetësisë, mbrojtjes, mbështetjes socio-ekonomike dhe infrastrukturës komunale.

“Masat e reja janë pjesë e këstit të dytë të Lehtësimeve për Refugjatët në Turqi, duke e çuar shumën totale që tashmë është ndarë në 5,6 miliardë euro nga 6 miliardë eurot që nga viti 2016, me bilancin e mbetur që do të ndahet gjatë verës”, thuhet në njoftimin.

Në mars të vitit 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje për masa më të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe për dekurajim të migracionit të parregullt përmes Detit Egje si dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët sirianë në Turqi, ku BE u zotua të ndihmojë Turqinë me 6 miliardë euro për miliona refugjatë të strehuar në vend.

Me mjetet e reja, vendet e BE-së vazhdojnë të japin mbështetjen e premtuar Turqisë, që strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, u citua të ketë thënë eurokomisari Johannes Hahn.

Turqia aktualisht strehon më shumë se 4 milionë refugjatë, përfshirë 3,6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët pati thënë se Ankaraja ka shpenzuar më shumë se 37 miliardë euro vetëm për sirianët.

Më tej thuhet se “Lehtësimet për Refugjatët në Turqi” u themelua nga BE në vitin 2015 si përgjigje e thirrjeve të Këshillit Evropian për fonde shtesë në mbështetje të refugjatëve sirianë në Turqi.

“Ka një buxhet total prej 6 miliardë eurove i ndarë në dy këste të barabarta prej 3 miliardë euro secili. Nga fondet operacionale prej 6 miliardë euro, mbi 2,35 miliardë euro veçse janë paguar, 3,5 miliardë euro janë kontraktuar dhe 5,6 miliardë euro janë alokuar, me më shumë se 80 projekte tashmë të përfunduara”, thuhet në njoftim.

 

Zjarr Tv Ad