BE “i mbyll portat” Erdogan: Kemi marrëveshje për emigrantët, së shpejti fondi

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me deklaratat e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mbi emigrantët.

Zëdhënësja e Komisionit, Natasa Berto, tha se si BE ashtu dhe Turqia mbeten të përkushtuara për zbatimin e marrëveshjes për emigrantët dhe se ka besim se një gjë e tillë do të vazhdojë në “mirëbesim”.

Përveç kësaj Berto kujtoi se BE-ja tashmë ka dhënë 5.6 miliardë ndihmë për Turqinë në mbështetje të refugjatëve dhe se 400 milionët e mbetur (nga 6 miliardë të dakorduara në total) do të jepen së shpejti.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se do të hapë portat për emigrantët, nëse nuk merr mbështetjen e domosdoshme nga bota.

Erdogan foli në takimin me përfaqësuesit e qytetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, ndërsa u përqëndrua në çështjen e emigrantëve.

“Do të detyrohemi të hapim kufijtë. A do ta bartim barrën vetë? Nuk kemi marrë mbështetjen e nevojshme nga bota, kryesisht nga Bashkimi Evropian kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës në lidhje me migrantët që kemi pritur”, tha Erdogan, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Ai shtoi se vendi i tij synon të vendosë së paku 1 milion sirianë përgjatë kufirit të gjatë 450 kilometra, në një rajon ku do të formohet një zonë e sigurisë.

Zjarr Tv Ad